Nënkryetarja e Lidhjes Demokratike të Kosovës(LDK), Hykmete Bajrami ka thënë se Albin Kurti është kampion i keqqeverisjes.
Ajo ka thënë se ‘’sikur të kishte rezultate[Kurti], e para, besoj se tonin do të kishte më të relaksuar. Në hapje të fushatave dhe në tubime të tilla unë besoj që një kryeministër që për katër vite ka pasur 51%, një shumicë absolute në Kuvend dhe në të gjitha nivelet e pushtetit do të duhej të listonte rezultatet e katër viteve dhe nuk do e kishte fare nevojën që të merrej as me opozitën në këtë rast as me LDK-në e as me asnjë parti tjetër’’, ka thënë ajo.
‘’Mungesa e rezultateve e ka qu pikërisht te ky ton dhe te deklaratat të cilat ai thotë. Ikja nga studiot televizive tregon që ky s’ka rezultate. Mandej, mungesa e programit’’, ka thënë Bajrami.