Deputeti i Vetëvendosjes, Mefail Bajqinovci ka komentuar deklaratat e Bashkimit Evropian ndaj vendimit të Qeverisë së Kosovës për mbylljen e filialeve të posttës serbe në veri të vendit.
Bajqinovci ka deklaruar se Qeveria e Kosovës nuk do të marrë leje nga Serbia për luftimin e strukturave paralele kriminale që sipas tij, veprojnë në veri të vendit.
Derisa tha se janë të vendosur për të mbrojtur dhe ruajtur integritetin territorial të Kosovës.
“BE-ja shpesh deklaron se nuk duhet të ndërmerren veprime të njëanshme brenda territorit të Republikës së Kosovës. Ne e kemi të qartë se nuk do të kërkojmë lejen e Serbisë për të luftuar kundër strukturave paralele kriminale që veprojnë në vendin tonë. Ne jemi të vendosur për të mbrojtur dhe ruajtur integritetin e Kosovës, asgjë më shumë. Ndërkohë, opozita ende heziton të deklarohet lidhur me hapjen e Urës së Ibrit”, tha Bajqinovci në Facebook./TelegramNews./