Ish-kryetari i komunës së Mitrovicës Jugore, Agim Bahtiri ka thënë se grupi terrorist i udhëhequr nga Milan Rajojçiq është duke u përgaditur për sulme të reja.
Bahtiri në emsionin Politiko të Kanal 10, deklaroi se ata janë duke u ushtruar për betejë në gjithë kufirin serbo-shqipëtar.
“Pajtohem që Serbia çdo herë e ëndërron kthimin në Kosovë dhe bën përpjekje maksimale që ta bëj këtë sa më shpejtë që është e mundur, por e pret momentin favor për të intervenuar”, tha Bahtiri.
“Absolut s’ka këtu politikë, me Glauk kam ndejt të premtën dhe s’ka snjë pikë më të vogël për politikë por ka gatishmëri për t’i dal zot atdheut. Qeveria e Kosovës i ka informacionet e sakta, sigurisht që eksziston rreziku dhe ajo është thënë publikisht dhe e dimë se kush janë ato grupe që dëshirojnë të futen në Kosovë, janë grupe të përforcuara, është i njejti vetëm se janë të ushtruar më mirë dhe janë të përqendruar për të nisur një betejë në gjithë kufirin serbo-shqiptar”, përfundoi Bahtiri.