Anëtari i Kryesisë së LDK-së, Visar Azemi ka shkruar për tubimin e mbrëmshëm në Ferizaj.
Azemi ka thënë se Ferizaj ka nevojë për një qeverisje të ndershme dhe të përgjegjshme që të krijojë mundësi për çdo qytetar.
Shkrimi i tij:
Bashkë me Kryetarin Abdixhiku, mbrëmë, në një tubim të mbushur me entuziazëm dhe energji pozitive, patëm nderin të prezantojmë idetë dhe vizionin tonë për të ardhmen e Ferizajt dhe të Kosovës në Turneun e Ndryshimit.
Ferizaji, si një qytet me potencial të jashtëzakonshëm, ka nevojë për një qeverisje të ndershme dhe të përgjegjshme që të krijojë mundësi për çdo qytetar.
Jemi të vendosur të vazhdojmë angazhimin tonë për ndryshim dhe zhvillim të qëndrueshëm.
Faleminderit të gjithëve që ishit pjesë e kësaj ngjarje të jashtëzakonshme.
“Rruga e Re”, rruga e ndryshimit ka filluar dhe do të ecim bashkë, për një të ardhme më të mirë për Ferizajin dhe për të gjithë Kosovën!