Avokati Musa: Njoftimi i Kurtit se ndodhet jashtë shtetit ditën kur duhej të intervistohej është nënçmim ndaj Prokurorisë

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti është ftuar nga Prokuroria Speciale që të intervistohet si dëshmitar. Në ftesën e Prokurorisë thuhej se intervistimi do të bëhej sot mirëpo kryeministri njoftoi pikërisht sot se ndodhet jashtë shtetit për një takim pune.

Lidhur me këtë çështje, se a përputhet me dispozitat ligjore dhe sa arsyetohet ftesa e përgjigjur nga Kurti që intervista të bëhet në zyrën e tij, ka folur avokati Skënder Musa.

Avokati Musa tha se mungesa e tij arsyetohet derisa shtjelloi çështjen e intervistimit së Prokurorisë në zyrën e kryeministrit.

“Së pari mungesa e tij është e arsyeshme se ka qenë jashtë vendit mirëpo lajmërimi i tij ditën kur bëhet intervista është jo e ndershme, është një mosrespektim i Prokurorisë Speciale të Kosovës. Ndërkaq sa i përket intervistimit jashtë zyreve të Prokurorisë ligji e parasheh për persona të sëmuar, që nuk kanë mundësi me shku në Prokurori dhe se intervista e tyre është tepër e rëndësishme. Nuk ka ndonjë dispozitë që e ndalon me shku me intervistu kryeministrin në zyre të tij dhe nëse kjo do të ndodhë do të ishte një gabim i Prokurorisë dhe kryeministrit, sepse me këtë diktohet se ku ta zhvilloj intervistën. Në bazë të Kushtetutës të Republikës së Kosovës dhe Kodit penal të gjithë qytetarët janë të barabartë para ligjit dhe nëse kjo praktikë ndiqet nga kryeministri apo ministër atëherë pse të mos kërkoj një qytetar që është i dyshuar të shkojnë ta intervistojnë në kafe apo në shtëpinë e tij”, tha ai.

Musa theksoi se njoftimi i Kurtit ditën kur duhej të intervistohej është mosrespektim dhe nënçmim ndaj Prokurorisë.

“Ftesa e Kurtit nga Prokuroria Speciale ka qenë në rregull, ftesa përgatitet më heret. Nuk besoj që ka qenë ndonjë lloj presioni për shkak se prokurorët janë të obliguar me detyra dhe bëjnë plane se kur t’i ftojnë dëshmitarët e caktuar. Besoj se vet zyra e prokurorit që është e angazhuar në atë lëndë ka mendu dhe ka sistemu shumë më herët në datë që ta ftojë për intervistim sepse pavarësisht se çka shkruajnë dispozitat ligjore të gjitha palët në procedurë kanë parasysh funksionin në publik, çoftë kryeministrit apo ministrave, për shkak të agjendave të ngarkuara shtyerja ka qenë e arsyeshme mirëpo njoftimi pikërisht në ditën kur mbahet është një nënçmim për Prokurorinë dhe mosrespektim i saj pasi ka pasur afat që të dërgoj njoftim më herët”, nënvizoi avokati Musa.

Të ngjashme

Lexo më shumë

TelegramNews mirëmbahet nga kompania “Telegrami Media DSM” sh.p.k. Materialet dhe informacionet e TelegramNews nuk mund të kopjohen, të shtypen,

ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër, pa leje nga redaksia.

TelegramNews mirëmbahet nga kompania “Telegrami Media DSM” sh.p.k. Materialet dhe informacionet e TelegramNews nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër, pa leje nga redaksia.

Të drejtat e rezervuara @ TelegramNews

Të drejtat e rezervuara

@ TelegramNews