Agjencia e Statistikave të Kosovës (ASK) do të publikojë të dhënat paraprake të Regjistrimit të Popullsisë, Ekonomive Familjare dhe Banesave (ReKos 2024) më 12 Korrik 2024.
Njoftimi për media bën të ditur se në këtë event, përfaqësues të lartë të institucioneve vendore dhe ndërkombëtare do të analizojnë rëndësinë e të dhënave të ReKos 2024 për zhvillimin e Kosovës.
Do të theksohet gjithashtu rëndësia e tyre në kontekstin evropian dhe të tjera.