Arsyeja pse Veseli e largoi avokatin Ben Emmerson

Dhomat e Specializuara në Hagë kanë miratuar përfundimin e përfaqësimit ligjor të Kadri Veselit nga avokati Ben Emmerson, sipas një kërkese të vetë Veselit.

Vendimi do të hyjë në fuqi pas emërimit të një avokati të ri kryesor dhe nuk do të shkaktojë vonesa në procesin gjyqësor.

Emmerson, i cili kishte përfaqësuar Veselin që nga nëntori 2020, është tërhequr për shkak të një “prishjeje të parevokueshme” në marrëdhënien avokat-klient.

Veseli do të vazhdojë të përfaqësohet nga ekipit aktual mbrojtës deri në emërimin e avokatit të ri.

Ky vendim u mor pas kërkesës së vetë Kadri Veselit.

Dokumentet e publikuara tregojnë se më 8 gusht 2024, Veseli dhe Emmerson kanë njoftuar Sekretarin për përfundimin e përfaqësimit.

Më 20 gusht, Sekretari i dorëzoi Panelit dokumente të tjera që konfirmonin kërkesën e Veselit për ndërprerjen e parakohshme të përfaqësimit nga Emmerson.

Më 7 gusht 2024, Veseli përmes avokates së tij, O’Reilly, kërkoi tërheqjen e Emmerson, duke përmendur një “prishje të parevokueshme” në marrëdhënien avokat-klient.

Emmerson, të nesërmen, konfirmoi tërheqjen e tij të hershme nga detyrat si avokat kryesor i Veselit.

Më pas, më 16 gusht 2024, Sekretaria pranoi një formular ku Veseli kërkonte emërimin e Rodney Dixon si avokatin e tij të ri kryesor.

Në këtë proces, Veseli dhe Emmerson kanë siguruar që Veseli do të vazhdojë të përfaqësohet nga ekipi aktual mbrojtës, duke përfshirë avokatet O’Reilly dhe Rowan.

Trupi Gjykues theksoi se ky ndryshim i avokatit kryesor nuk do të shkaktojë vonesa në procedurë, pasi Veseli do të vazhdojë të mbështetet nga avokatët e tjerë që kanë qenë pjesë e ekipit të tij mbrojtës.

Në fund, Trupi Gjykues miratoi zyrtarisht ndërprerjen e përfaqësimit të Ben Emmerson si avokat i Kadri Veselit, vendim ky që do të hyjë në fuqi pas emërimit të avokatit të ri kryesor.

Të ngjashme

Lexo më shumë

TelegramNews mirëmbahet nga kompania “Telegrami Media DSM” sh.p.k. Materialet dhe informacionet e TelegramNews nuk mund të kopjohen, të shtypen,

ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër, pa leje nga redaksia.

TelegramNews mirëmbahet nga kompania “Telegrami Media DSM” sh.p.k. Materialet dhe informacionet e TelegramNews nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër, pa leje nga redaksia.

Të drejtat e rezervuara @ TelegramNews

Të drejtat e rezervuara

@ TelegramNews