Një shtetas i Rusisë është ndauar nga Policia e Kosovës në fshatin Grizhan të Zveçanit.
Bëhet e ditur se i njëjti kishte hyrë ilegalisht në territorin e Kosovës.
Siaps Policisë, i dyshuari është dërguar në mbajtje.
“Raportohet se është arrestuar i dyshuari mashkull shtetas i Rusisë, pasi që gjatë legjitimimit të dokumenteve dhe verifikimit në sistem hyrje-dalje kufitare, i dyshuari nuk figuron se ka hyrë në RKS në mënyrë të rregullt. Me vendim të prokurorit pas intervistimit i dyshuari është dërguar në mbajtje”, thuhet tutje./Telegrami.co./