Policia ka njoftuar se ka arrestuar një 37 vjeçar me iniciale I.G, i cili po kërkoj në bazë të dy urdhëresave të gjykatës.
Në njoftim thuhet se i njëjti është kapur sot në mëngjes në fshatin Godancë e Poshtme, të Shtimes.
“Ai ishte i kërkuar, në bazë të dy urdhëresave të Gjykatës Themelore në Ferizaj dhe Prishtinë, për veprat penale : ‘Rrezikim i personave me mbrojtje ndërkombëtare’ dhe ‘Vjedhje e shërbimeve’ me dënim burgimi në kohëzgjatje prej 10 muaj e 7 ditë”, thuhet në komunikatë.