Arrestohet personi që i vuri flakën veturave të policisë në Gjakovë

Një person është arrestuar të mërkurën në Gjakovë.

I njëjti dyshohet se ka hedhur lëndë djegëse në veturat e Policisë.

Si shkak i kësaj dy vetura ishin përfshirë nga zjarri, por i cili ishte lokalizuar shpejtë.

Zëdhënësi i Policisë për rajonin e Gjakovës, Sheremet Elezaj, e ka konfirmuar rastin por se ka thënë nuk i dijnë motivet se përse ka ndodhur një gjë e tillë.

“Sot rreth orës 17:50, i dyshuari mashkull kosovar i moshës madhore është arrestuar pasi që i njëjti, për motive ende të panjohura, ka hedhur lëndë djegëse në disa vetura të Policisë të cilat kanë qenë të parkuara në parkingun e Njësisë Rajonale të Komunikacionit Rrugor në Gjakovë”, ka thënë të mërkurën Elezaj.

As nga Prokuroria Themelore në Gjakovë, nuk kanë treguar arsyet se përse i dyshuari ka ndërmarrë këtë veprim ndaj veturave të Policisë.

Në Zyrën për Komunikim me Publikun, kanë treguar se i dyshuari është ndaluar në kohëzgjatje prej 48 orësh dhe se ndaj të njëjtit brenda afatit ligjor do të paraqitet kërkesa për caktimin e masës së paraburgimit.

“Lidhur me rastin në fjalë, ju njoftojmë se me vendim të Prokurorit të Shtetit, është ndaluar një (1) person në kohëzgjatje prej 48 orësh, për shkak të veprës penale “Shkaktimi i rrezikut të përgjithshëm” sipas KPRK-së, dhe ndaj të njëjtit brenda afatit të paraparë ligjorë do të paraqitet kërkesa për caktimin e masës së paraburgimit”, thuhet në përgjigjen e Prokurorisë Themelore të Gjakovës.

Sipas tyre prokurori i Shtetit, ka autorizuar hetuesit policor që të ndërmerren gjitha veprimet e nevojshme hetimore.

Të ngjashme

Lexo më shumë

TelegramNews mirëmbahet nga kompania “Telegrami Media DSM” sh.p.k. Materialet dhe informacionet e TelegramNews nuk mund të kopjohen, të shtypen,

ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër, pa leje nga redaksia.

TelegramNews mirëmbahet nga kompania “Telegrami Media DSM” sh.p.k. Materialet dhe informacionet e TelegramNews nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër, pa leje nga redaksia.

Të drejtat e rezervuara @ TelegramNews

Të drejtat e rezervuara

@ TelegramNews