Inspektorati Policor i Kosovës ka njoftuar se në orët e mbrëmjes së kësaj të diele është arrestuar një zyrtar policor, i dyshuar për shkaktimin e aksidentit që ndodhi dje rreth orës 23:00 në rrugën Prishtinë – Fushë Kosovë.
Zyrtari policor ishte në veturë civile dhe jashtë detyrës zyrtare në momentin e aksidentit.
Sipas njoftimit të IPK-së, bazuar në veprimet hetimore, dyshohet se zyrtari policor është shkaktari i aksidentit dhe është arrestuar për dyshimin e veprës penale “rrezikim i trafikut publik”.
Ai është vendosur në ndalim për 48 orë në përputhje me aktvendimin e prokurorit. Autoritetet paralajmërojnë se do të ndërmerren veprime të tjera në koordinim me prokurorinë kompetente dhe në përputhje me ligjin.