Është arrestuar një person në Gjilan në kuadër të një operacioni policor, i cili po kërkohej me urdhëresë të Gjykatës.
Në njoftimin e Policisë thuhet se F.H kishte të shqiptuar dënimin prej dy vite e dy muaj për veprën penale “dhënie e ryshfetit”.
“Drejtoria Rajonale e Policisë në Gjilan, zyrtar policor nga Stacioni Policor Gjilan në vazhdën e implementimit të planit operativ për realizim të urdhëresave gjyqësore, me datën 13.09.2024 kanë arrestuar Z.H. (viti i lindjes 1976, mashkull kosovare). Ai ishte i kërkuar me urdhëresë gjyqësore nga Gjykata Themelore në Gjilan me dënim burgimi prej dy (2) vite e dy (2) muaj për veprën penale ‘’Dhënie e ryshfetit’’”, thuhet në njoftim.
48 vjeçari pas përfundimit të procedurave është dërguar në vuajtje të dënimit.
“Pas përfundimit të procedurave i njëjti është dërguar në vuajtje të dënimit. Drejtoria Rajonale e Policisë në Gjilan do të vazhdojë me realizimin e urdhëresave ndaj personave që ende nuk i janë përgjigjur thirrjes së gjykatave”, thuhet tutje në njoftim. /TelegramNews/