Në mbrëmjen e së hënës u arrestua Arianit Beqiri, asamblist i Komunës së Prishtinës nga radhët e LVV-së dhe ish-asistent i kryeministrit Albin Kurti.
Në pamjet e publikuara nga portali Indeksonline, shihet Beqiri duke u rezistuar arrestimit, por që në fund u arrestua.
Arsyeja e arrestimit të tij ende nuk është bërë e ditur dhe pritet një përgjigje zyrtare nga Policia për detaje të tjera.