Është arrestuar një person në Suharekë pasi i njëjti kishte shtënë me armë gjatë një ahengu familjar.
Përmes një komunikate Policia ka njoftuar se i dyshuari është larguar nga vendi i ngjarjes por më pas është arrestuar dhe është sekuestruar një AK 47 dhe karikatori i armës.
“Në lidhje me rastin e raportuar, Sektori i Hetimeve i Stacionit Policor të Suharekës ka vazhduar hetimet dhe kanë punuar për arrestimin e të dyshuarit, i njëjti sot me datë 31.07.2024 rreth orës 08:30 është paraqitur në Stacionin Policor të Suharekës , gjithashtu e ka dorëzuar armen e zjarrit pushkë automatike (AK-47) dhe një karikator të zbrazet, pra është dorëzuar arma me të cilën dyshohet se kishte shtënë në gazmendin familjar në fshatin Sallagrazhdë , Suharekë”, thuhet në komunikatë.
I dyshuari me urdhër të prokurorit është dërguar në mbajtje për 48 orë.
“I dyshuari ( S. N. 27 vjeç ) është intervistuar në prani të avokatit mbrojtës, me urdhër të prokurorit i njëjti ndalet në ndalim policor për 48 orë.
Arma dhe karikatori janë sekuestruar gjithashtu. Kundër të dyshuarit do të ngritët kallëzim penal për veprën penale “Shkaktim i rrezikut të përgjithshëm” dhe “Përdorimi i armës apo mjetit të rrezikshëm””, thuhet tutje në njoftim.