Policia e Kosovës ka njoftuar se janë arrestuar tre persona, në dy rate të ndara për të cilët thuhet se ekziston dyshimi se janë përfshirë në veprat grabitje.
Sipas njoftimit, rasti i parë është raportuar në shkurt të vitit 2024, ku në një banesë në rrugën Rrustem Statovci në Prishtinë, ankueses (shtetase e huaj) nën kërcënimin e armës(thikë) i është grabitur portofoli.
Derisa lidhur me rastin bëhet e ditur se është identifikuar dhe arrestuari i dyshuari i cili është dërguar në mbajtje.
Ndërsa për rastin e dytë që është raportuar me datën 25.08.2024 në lagjen Dardania në Prishtinë, nga hetuesit policor janë identifikuar dhe arrestuar dy persona (të mitur) të dyshuar.
“Ndaj tyre kanë filluar veprimet dhe procedurat e nevojshme policore lidhur me rastin, ndërkohë që me vendim të prokurorit po mbahen në qendrën e mbajtjes”, thuhet tutje./TelegramNews./