Janë arrestuar pesë persona në Pejë pasi dyshohen për armëmbajtje pa leje.
Policia ka njoftuar se kontrolli erdhi si pasojë e të shtënave në ahengje familjare në Pejë dhe Klinë.
“Janё gjetur dhe sekuestruar: njё (1) Armё pistoletё Blow Tr 17 cal 9mm, njё (1) Armё pistoletё TT, njё (1) karikator tё sё njejtёs armё, njё (1) Armё pistoletё Zoraki cal 9mm, njё (1) karikator tё sё njejtёs armё dhe pesёdhjetё e nёntё (59) gёzhoja”, thuhet në njoftim të Policisë.
Katёr nga pёrsonat e dyshuar me vendim tё prokurorit janë dërguar nё mbajtje pёr 48 orё, ndёrsa njёri nga tё dyshuarit është liruar nё procedurё te rregullt.