Janë arrestuar dy të mitur në Skënderaj pasi janë kapur me një revole, fishekë dhe një boks hekuri.
Sipas raportit 24 orësh të Policisë të dyshuarit pas intervistimit janë liruar.
“Rr. Ilaz Kodra, Skenderaj 31.07.2024 – 00:10. Janë arrestuar dy të dyshuar të mitur meshkuj kosovarë pasi që gjatë kontrollit, u janë gjetur dhe konfiskuar një revole me 6 fishekë të kalibrit 6mm dhe një boks hekuri. Të dyshuarit pas intervistimit me vendim të prokurorit janë liruar në procedurë të rregullt”, thuhet në njoftim.