Janë arrestuar dy persona në Suharekë, të cilët pas një mosmarrëveshje kanë kanosuar dhe kanë sulmuar fizikisht njëri tjetrin.
Me vendim të prokurorit, të dyshuarve i është bërë bastisja në shtëpitë e tyre ku gjatë kontrollit janë sekuestruar një armë zjarri dhe një fishek.
“Pas intervistimit me vendim të prokurorit të dyshuarit janë dërguar në mbajtje”, thuhet në raport të policisë.