Aroma e lirisë po mungon në Mitrovicë

Derisa sot, nëpër qytete të ndryshme të Kosovës po shënohet 25 vjetori i përfundimit të luftës në Kosovë, qytetarët shqiptarë të veriut nuk e ndjejnë aromën e plotë të lirisë, për shkak se siç thonë ata, qyteti i tyre nuk është çliruar plotësisht asnjëherë dhe vazhdon të mbetet i okupuar.

Emir Azemi, qytetar nga veriu i Mitrovicës, ka thënë për se paslufta ka qenë një luftë më e madhe sesa vetë lufta për banorët e veriut.

Ai tha se aroma e lirisë që ndihet në Prizren, nuk është e njëjtë edhe në Mitrovicën Veriore.

“Ne si shqiptarë në përgjithësi në pjesën veriore të Mitrovicës jemi ballafaquar me telashe dhe mund të them lirisht se paslufta ka qenë vërtetë një luftë më e madhe sesa vetë lufta. Jeta e shqiptarëve në veri tash e 25 vite ka qenë dhe vazhdon të jetë ende e vështirë. Kemi shokë të cilët na u vranë pasluftës, u plagosën, familjarët na u rrahën në mënyrën më brutale vetëm pse ishin shqiptarë, dhe mund të them se era e lirisë që mund të ndihet në Prizren, nuk është e njëjtë me Mitrovicën e Veriut. 25 vjet kanë kaluar dhe ne ende po ballafaqohemi me çështje më elementare si135 janë liria e lëvizjes’, ka thënë Azemi.

Edhe Maliq Sylejmani, një banor tjetër nga veriu i këtij qyteti, theksoi se i mungon ndjesia e festës së çlirimit të Kosovës, për shkak të rrethanave që ekzistojnë në qytetin e Mitrovicës.

“Pak me rezerva, emocione jo të mira. Nuk kemi ndjesinë e festës për shkak të rrethanave që ekzistojnë ende në Mitrovicë”, u shpreh Sylejmani.

Në anën tjetër, Halit Barani, Kryetar i KMDLNJ-së në Mitrovicë, ka potencuar se mitrovicasit nuk kanë pse t’i gëzohen çlirimit, sepse qyteti i tyre nuk është çliruar ende.

Sipas tij, pjesa e okupuar e Mitrovicës nuk çlirohet me polici, por duhet një zgjidhje politike dhe mbështetje ndërkombëtare.

“Nuk është çliruar ende, posaçërisht pjesa e okupuar e Mitrovicës, edhe pse po mundohen ta mbajnë me polici, por është e kotë kjo punë, nuk mbahet dhe nuk çlirohet me polici pjesa e okupuar, por vetëm me politikë. Deri më 20 qershor në Mitrovicë kanë qenë policia dhe ushtria e okupatorit serb. Më 20 qershor ka qenë e diel kur janë tërhequr në mbrëmje nga Mitrovica. Mitrovica çlirohet me politikë dhe me vullnetin e një pjese të Bashkësisë Ndërkombëtare të cilët edhe janë duke e mbajtur peng urën e Ibrit. Jo vetëm kjo (qeveri), por asnjëra deri sot nuk kanë punuar si duhet, të gjitha kanë punuar vetëm për interesa të tyre personale”, sqaroi për Barani.

Ndryshe, më 12 qershor 1999 në Kosovë zbarkuan trupat e para të këmbësorisë së NATO-s dhe nisi largimi i forcave serbe, ndërsa qytetarët po festonin nëpër rrugë lirinë, edhe pse zyrtarisht lufta përfundoi dy ditë më herët, në ditën kur Këshilli i Sigurimit i OKB-së miratoi rezolutën 1244.

Të ngjashme

Lexo më shumë

TelegramNews mirëmbahet nga kompania “Telegrami Media DSM” sh.p.k. Materialet dhe informacionet e TelegramNews nuk mund të kopjohen, të shtypen,

ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër, pa leje nga redaksia.

TelegramNews mirëmbahet nga kompania “Telegrami Media DSM” sh.p.k. Materialet dhe informacionet e TelegramNews nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër, pa leje nga redaksia.

Të drejtat e rezervuara @ TelegramNews

Të drejtat e rezervuara

@ TelegramNews