Deputeti i VV-së Armend Muja, rreth skandalit të përgjimit mes Mimoza Kusari -Liles dhe Millan Radoiçiq, është shprehur se nuk din asgjë, për shkak të punës së ngjeshkur ,nuk është në ngjarje rreth më te rejave nga përgjimi aktual mes shefes së Grupit Parlamentar të VV-së dhe kryekriminelit Millan Radoiciq.
Ai është shprehur i gatshëm për prononcim rreth këtij problemi, posa ta kuptojë ngjarjen.
“Meqë kemi qenë deri vonë këtu, nuk kam arrit me e pa dhe nuk e di se cilat janë të rejat por sidoqoftë në momentin kur ta shoh do ta bëjë një prononcim. Kemi qenë të angazhuar deri vonë dhe nuk e kam këtë informacion dhe nuk e kam, por çdoherë kur e shoh do e jap një prononcim për këtë ”, ka deklaruar deputeti Muja./Telegrami.co/