Anëtari i Kryesisë së PDK-së, Arben Mustafa, e ka zënë në rrenë deputetin e VV-së, Dimal Basha, lidhur me licencën e Komercijalna Banka.
Basha ka thënë se licenca për këtë bankë është dhënë në kohën sa Bedri Hamza ka qenë Guvernator i BQK-së.
Mirëpo, këtë fakt ia ka hedhur poshtë Mustafa, duke e zënë keq në rrenë.
“Së pari, Komercijalna Banka është licencuar në vitin 2007, kur BQK drejtohej nga UNMIK-u! Së dyti, në vitin 2018, Bedri Hamza nuk ka qenë Guvernator i BQK-së”, ka shkruar Mustafa.
Postimi i plotë:
Në kushtet e panikut të madh që i ka kapluar, deputetët e Vetëvendosjes po bëjnë trillime të ndryshme në pëpjekje për të krijuar mjegull në publik.
Së fundi, Dimal Basha, me joseriozitetin dhe paditurinë e tij, paska thënë se Komercijalna Banka është licencu në vitin 2018, në kohën sa ka qenë Bedri Hamza Guvernator i BQK-së.
Kjo është një gënjeshtër e madhe, sepse:
Së pari, Komercijalna Banka është licencuar në vitin 2007, kur BQK drejtohej nga UNMIK-u!
Së dyti, në vitin 2018, Bedri Hamza nuk ka qenë Guvernator i BQK-së.