Shtetet e Bashkuara paralajmëruan Izraelin sot kundër çdo ofensivë në Liban, si me atë që ndodhi në Rripin e Gazës.
“Unë po them qartë se nuk duhet të ketë asnjë veprim ushtarak në Liban që duket si Gaza dhe ka një rezultat siç është në Gaza. Kjo nuk do të ishte e pranueshme”, tha zëdhënësi i Departamentit të Shtetit Matthew Miller u tha gazetarëve, transmeton Telegram News.
“Ne nuk duam ta shohim Libanin të shndërrohet në një Gaza të re”
Netanyahu tha në një mesazh video për popullin libanez dje se Hezbollah ishte më i dobët se sa kishte qenë për shumë vite dhe i bëri thirrje libanezëve që të “kthehen vendin e tyre” dhe ta çlirojnë atë nga Hezbollah.
“Ne nuk mund dhe nuk do ta shohim Libanin të shndërrohet në një Gaza të re,” tha zëdhënës i Departamentit të Shtetit.
Presidenti amerikan Joe Biden dhe Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu folën me telefon për përgjigjen e Izraelit ndaj një rakete të fundit nga Irani, dhe Shtëpia e Bardhë ka njoftuar në këtë drejtim se bisedimet për sulmin ndaj Iranit vazhdojnë. /TelegramNews/