Në ceremoninë e shënimit të 34-vjetorit të vizitës së senatorëve amerikanë të kryesuar nga Bob Dole, ambasadori amerikan Jeff Hovenier theksoi angazhimin e Dole për çështjen e Kosovës gjatë vitit 1999, kur regjimi i Millosheviqit po kryente spastrim etnik.
Hovenier nënvizoi se Dole kërkonte veprime dhe e organizoi vizitën për të parë situatën nga afër.
“Ai [Dole] dëshiroi që çdokush në këtë planet t’i gëzojë këto të drejta, përfshirë edhe njerëzit në Kosovë. Zotimi i tij ishte i palëkundur për demokracinë, dinjitetin njerëzor, gatishmërinë e tij për të qëndruar për çdokënd që iu mohohen këto të drejta”.
Hovenier tha se Dole u përpoq që zërat e njerëzve të Kosovës të dëgjohen dhe që të drejtat e tyre të respektoheshin.
“Përpjekjet e tij kanë qenë absolutisht esenciale për të marrë mbështetjen ndërkombëtare për t’iu përgjigjur direkt regjimit brutal të Millosheviqit të kampanjës së pastrimit etnik”.
Ai e vlerësoi Dole për përpjekjet e tij në mbështetje të të drejtave të njeriut dhe për ndihmën në sigurimin e mbështetjes ndërkombëtare kundër regjimit brutal.