Nuk e ka thënë për herë të parë Ambasadori i i Britanisë së Madhe në Kosovë Jonathan Hargreayes, se është i mahnitur nga ndërtimi i Prishtinës me lulëzimin e shtëpive të mëdha dhe luksoze.
Ka pasur edhe personalitete tjera që e kanë thënë dhe e thonë në ndeja të caktuara se janë të mahnitur me Prishtinën e pas luftës e cila ka aq shumë shtëpi të mëdha dhe të bukura, sa kjo pamje nuk gjendet në vendet e tyre.
Ambasadori Britanik Hargreayes ka dhënë disa detaje të rëndësishme për Prishtinën, në ditën e promovimit Rrjetit të Përbashkët të Inteligjencës Kundër Pastrimit të Parave në Kosovë dhe lidhur me këtë ka thënë të ndihet i befasuar nga lulëzimi i infrastrukturës së Prishtinës në një jetë të shtrenjtë.
Ambasadori Britanik është i befasuar me mënyrën e të jetuarit tepër të shtrenjtë në Kosove dhe ka shprehur habinë e tij se si ka mundësi që të jetohet në një jetë luksoze me kaq të ardhura të vogla pyet ai dhe përgjigjet.:
“Jam mahnitur shumë shpesh me disa nga gjurmët e qarta të, pasurive në Prishtinë dhe jam i mahnitur me jetën e shtrenjtë në Kosovë. Si është e mundur të jetohet kaq jetë luksoze në Prishtinë. Madje, si është e mundur të gjenden kaq imazhe impresionuese në Prishtinë dhe kjo është me siguri shenjë se është duke ndodhur pastrimi i parave. Andaj, lansimi i JMLNK është me shumë rëndësi se këtu në Kosovë ju nuk do të lejoni që ekonomia juaj të tkurret përmes kriminalitetit. Ky program dëshmon se institucionet tuaja janë të gatshme për të ndërmarrë veprime në këtë sfidë, ajo nënvizon rëndësinë e bashkëpunimit brenda Kosovës ashtu edhe me partnerët ndërkombëtarë”, u shpreh ai.
Si pjesë e Njësisë për Inteligjencë Financiare Flutura Blakçori-Xërxa tha se Rrjeti i Përbashkët i Inteligjencës Kundër Pastrimit të Parave është kërkesë kyçe për luftimin e pastrimit të parave dhe financimit të terrorizmit që i duhet vendit.