Albion Rrahmani ka gjetur golin e parë në Ligën e Kampionëve, duke shënuar në portën e Feyenoordit.
Sulmuesin ynë u aktivizua nga minuta e parë në ndeshjen që Sparta Praga po e zhvillon në Holandë si mysafir.
Holandezët shënuan tri herë në pjesën e parë me Gernot Trauner, Igor Paixao dhe Anis Hadj Moussa .
Për ta zbutur këtë epërsi u përkujdes Albion Rrahmani i cili ishte i saktë me një goditje brenda zone për 3-1 në minutën e 43-të.
⚽️ GOAL 🇪🇺 | Feyenoord 3-1 Sparta Praha | Rrahmanipic.twitter.com/0it83KvozL
— Goals Xtra (@GoalsXtra) December 11, 2024