Partitë politike dje kanë kuptuar numrat zyrtarë që do të kenë në fletëvotime të zgjedhjeve të 9 shkurtit.
Në këto zgjedhje, Lëvizja Vetëvendosje ka numrin 118.
Lider ii kësaj partie, Albin Kurti tanimë ka publikuar edhe një fotografi me këtë numër dhe një thënie të cilën siç duket do e përdorin përgjatë gjithë fushatës.
Përpos 500 mijë votave që po kërkojnë, VV-ja tashmë shpalosi edhe një slogan ku thuhet “118 cep më cep”.