Te Drita nuk u vlerësuan
Te Ferizaj, nuk gjetën suksesin e dëshiruar
Kalimi te Prishtina, u dha kthesën në karrierën e tyre.
Albin Krasniqi dhe Drilon Islami “shpërthyen” te skuadra më e trofeshme në vend.
Islami tani kapiten i bardhekaltërve, po tregon lidership e po bën punë të jashtëzakonshme në fushë.
E Krasniqi, me organizimin e mjeshtërinë që e karakterizon në fushë, është shndërruar në lojtarin kyç.
Prishtina u dha atë që të tjerët nuk e bënë – besimin e hapsirën për të shkëlqyer.