Kryetari i Komunës së Prishtinës, Përparim Rama ka thënë se nën tingujt e mrekullueshëm të performancës së bandës ‘Don’t Listen to Your Neighbors’ dhe DJ Kronz, qytetarët e kryeqytetit shijuan mbrëmë këngët më të bukura në një atmosferë të jashtëzakonshme.
Sipas Ramës, kjo kënaqësi përjetohet veç në kryeqytet, në këto mbrëmje të nxehta të fund-gushtit e që sipas tij, që përmes “Akull n’Verë” do të vazhdojë përnatë.
Madje sipas Ramës, “Akull n’Verë” do të vazhdojë të sjellë performanca nga artistë të ndryshëm.
“Nën tingujt e mrekullueshëm të performancës së bandës ‘Don’t Listen to Your Neighbors’ dhe DJ Kronz, qytetarët shijuan mbrëmë këngët më të bukura në një atmosferë të jashtëzakonshme. Një kënaqësi që përjetohet veç në kryeqytet, në këto mbrëmje të nxehta të fund-gushtit dhe që përmes “Akull n’Verë” do të vazhdojë përnatë. “Akull n’Verë” do të vazhdojë të sjellë performanca nga artistë të ndryshëm”, shkroi Rama./TelegramNews./