Aktakuza e re ndaj Thaçit, e motivuar politikisht

Ish Presidenti i Kosovës Hashim Thaçi, derisa po gjykohet për veprat e dyshuara kundër krimeve të luftës dhe krimeve kundër njerëzimit, do të ballafaqohet edhe me aktakuzën e dytë që ka të bëjë me pengimin e administrimit  të drejtësisë.

Aktakuza e dytë rëndon në kohën kur procedura  ndodhet në fazën e dëgjimit  të dëshmitarëve nga prokuroria e speciales.

Se sa është reale që një person i privuar nga liria aq më shumë i predispozuar të jetë aktiv në përmbajtjen e deklaratave të dëshmitarëve në procesin e fazës së parë, është e pa imagjinueshme që Thaçi të ketë pasur mundësinë të ndikojë te dëshmitarët  dhe provat materiale të dëshmitarëve.

Kodi penal e përcakton si të qenë një dyshim të tillë kur ai zakonisht mbështetet në dhunë, kërcënim të dëshmuar e kanosje serioze që vlerësohet se mund të sjell pasoja në vërtetësinë e provave dhe degradimin e procesit administrues, diçka që deri më tani nuk figuron si pretendim i qëndrueshëm.

Ekspertët e drejtësisë dhe njohësit e rrethanave të kësaj gjykate e shohin këtë aktakuzë si synim politik të prokurorëve dhe gjyqtarëve të speciales në kërkim të fushëveprimit kundër Hashim Thaçit pasi faza e parë e dëgjimit të dëshmitarëve nuk ka përmbushur orekset  e tyre me prova materiale. Diçka që do të plotësohej me fazën e dytë si arsyetim për dhomat e specializuara.

Aktakuzën e konfirmuar, e përbëjnë tri akuza që thirren në pengimin e personave zyrtarë në kryerjen e detyrave përmes veprimit të përbashkët të një grupi.

Përveç Thaçit, në aktakuzë përfshihen edhe  ish-ministri i drejtësisë Hajredin Kuçi, ish-shefi i Agjencisë  Kosovare për Inteligjencë Bashkim Smakaj, ish-kryetari  i Malishevës  Isni Kilaj dhe ish-pjesëtari i UCK-së Fadil Fazliu.

Dy segmente të kësaj aktakuze janë esencialisht skandaloze për një proces të ri kundër Thaçit:

Vazhdimi i masës së paraburgimit dhe rëndimi i pocesit ,por nuk mund të ketë impakt përfundimtar në gjykimin e tij pasi veprat e pretenduara edhe nëse vërtetohen, mund të sjellin deri në pesë vjet dënim.

Eksperti i drejtësisë Blerim Burjani: Specialja deri tani ka dështuar të gjejë prova për krerët e UCK-së

Analisti juridik dhe eksperti kushtetues  profesori Blerim Burjani ka thënë për Telegram News se deri më tani specialja ka dështuar  të gjejë prova të krimeve te krerët e UCK-së, të cilët tani po mundohen të sjellin faza të reja për prova që thirren në pengimin e administrimit të drejtësisë. Lidhur me këtë Burjani thotë:

“Jo me një fazë të re, por me një ngarkesë të re e kjo nuk do të thotë se do të rendohet edhe aq shumë Hashim Thaçi. Normal gjithmonë duhet të ketë fakte. Indicjet për aktakuzë të re, duhet te jenë reale, apo esenciale, në të kundërtën bien poshtë. Deri më tash nuk ka pasur fakte të drejtpërdrejta që rendojnë liderët e UCK-së. Ka pasur dhe ka tentativa që në mënyrë te tërthortë t’u mvishet përgjegjësia duke tentuar t’u ngarkohen vepra në zingjirin komandues, pra se besoj se deri tash është argumentuar me diçka që kanë urdhëruar të akuzuarit. Vërejtjet e mia kryesore janë se nuk po kanë prova, prandaj, por mundohen të gjejnë prova të tërthorta e për avokatët është më lehtë me i rrëzuar këto prova te prokurorëve në të cilat  mungon cilësia e gjykimit , etika e prokurorëve po shihet, e aty ku mungon etika, mungon edhe ndarja e drejtësisë, pra etika apo pastërtia e konstatimeve të provave të qenësishme dhe të parrëzueshme.

Për të ndërtuar akuzë mbi akuza, është lehtë politikisht por profesionalisht është e pamundur”, thotë eksperti Blerim Burjani. /Telegram News

Të ngjashme

Lexo më shumë

TelegramNews mirëmbahet nga kompania “Telegrami Media DSM” sh.p.k. Materialet dhe informacionet e TelegramNews nuk mund të kopjohen, të shtypen,

ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër, pa leje nga redaksia.

TelegramNews mirëmbahet nga kompania “Telegrami Media DSM” sh.p.k. Materialet dhe informacionet e TelegramNews nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër, pa leje nga redaksia.

Të drejtat e rezervuara @ TelegramNews

Të drejtat e rezervuara

@ TelegramNews