Janë arrestuar dy persona në Podujevë pasi njëri dyshohet për posedim të substancave narkotike dhe tjetri për armëmbajtje pa leje.
Në njoftimin e Policisë thuhet se gjatë bastisjes në lokacionin e vendbanimit në rrugën “Zahir Pajaziti” të Podujevës janë gjetur dhe sekuestruar armë zjarri, para të gatshme, thikë, telefona dhe substancë narkotike.
“Mbështetur mbi bazën e dyshimit të arsyeshëm, në rrugën e sipër shënuar është kryer një kontroll ndaj një personi të dyshuar, të cilit i është gjetur dhe sekuestruar një armë dhe sasi e substancës narkotike 48 qese rreth 100g. Pjesë e aksionit ka qenë kontrolli i vendbanimit të të dyshuarit dhe objekteve përcjellëse, në rrugën “Fitorja” në Podujevë ku janë gjetë dhe sekuestruar : një pushkë gjuetie, dy pistoleta (TT,Bereta), pesë karikatorë, municion, para të gatshme rreth 1000 Euro, një mjet i prehtë-thikë dhe tre telefona”, thuhet në njoftim.
Ndërkaq F.F me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje për 48 orë.
“Ndaj të dyshuarit: F.F, mashkull, shtetas i Republikës së Kosovës, është iniciuar hetim në drejtim të veprës penale posedim i paautorizuar i substancave narkotike, psikotrope ose analoge. Me aktvendim mbi ndalimin e personit të dyshuar të nxjerrë nga ana e prokurorit të shtetit, i dyshuari është dërguar në qendrën e mbajtjes prej 48 orësh. Ndërsa ndaj të dyshuarit B.F, mashkull, shtetas i Republikës së Kosovës është inicuar rast për armëmbajtje pa leje”, thuhet më tej në njoftim.