Aksidenti në veri ku u lënduan tetë policë: Zyrtari policor humbi kontrollin mbi autoblindën dhe doli jashtë rruge

Policia e Kosovës ka dhënë detaje lidhur me aksidentin që ndodhi mbrëmë në veri të vendit, ku mbetën të lënduar tetë pjesëtarë të saj.

Në raportin 24 orësh thuhet se polici që drejtonte automjetin e ka humbur kontrollin mbi të dhe ka dalë jashtë rrugës dhe si pasojë lëndime ka marrë vetë ai dhe shtatë policë të tjerë, që kanë qenë në kryerje të detyrës.

Ashtu siç e kërkojnë procedurat, në vendngjarje ka dalë edhe Inspektorati Policor i Kosovës.

“AKSIDENT TRAFIKU ME LËNDIME TRUPORE – Rr. Nacionale, Grabovc / 13.12.2024 – 20:15. Raportohet se pjesëtari i PK-së duke drejtuar automjetin zyrtar të blinduar, dyshohet se ka humbur kontrollin mbi automjet dhe ka dalë jashtë rruge. Si pasoj e aksidentit lëndime trupore ka pësuar vetë drejtuesi dhe shtatë (7) pjesëtarë të PK-së, të cilët kanë qenë në kryerje të detyrës. Zyrtarët janë dërguar në qendrën spitalore për trajtim mjekësor. Në vendin e ngjarjes sipas procedurave kanë dalë edhe IPK-ja”, thuhet në raportin 24 orësh të policisë.

Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia, ka bërë të ditur se nga tetë policët e lënduar në aksident, pesë u liruan në shtëpi kurse tre vazhduan të trajtohen në Klinikën Emergjente në QKUK.

“Nga tetë policët e lënduar në aksident, pesë janë liruar në shtëpi kurse tre gjenden në Klinikën Emergjente në QKUK. I vizitova dhe mjekët më njoftuan se gjendja e tyre është stabile dhe për momentin jashtë rrezikut për jetë. Njëri do të transferohet në Klinikën e Ortopedisë, njëri në Klinikën e Kirurgjisë Torakale dhe njëri pas observimit në Klinikën Emergjente pritet të tranferohet në Klinikën e Neurokirurgjisë. I gjithë stafi në spitalin e pergjithshëm në Mitrovicë dhe Klinikën Emergjente në QKUK janë mobilizuar duke reaguar shpejt dhe në menyrë profesionale. I uroj shërim dhe kthim të shpejtë në detyrë secilit!”, tha ai në njoftim.

Të ngjashme

Lexo më shumë

TelegramNews mirëmbahet nga kompania “Telegrami Media DSM” sh.p.k. Materialet dhe informacionet e TelegramNews nuk mund të kopjohen, të shtypen,

ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër, pa leje nga redaksia.

TelegramNews mirëmbahet nga kompania “Telegrami Media DSM” sh.p.k. Materialet dhe informacionet e TelegramNews nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër, pa leje nga redaksia.

Të drejtat e rezervuara @ TelegramNews

Të drejtat e rezervuara

@ TelegramNews