Nga një aksident trafiku i cili ka ndodhur sot tek liqeni i Badocit, kanë humbur jetën tre djem kosovar të moshës 21 vjeçare.
Për këtë ka reaguar edhe kryetari i AKR-së, Behgjet Pacolli i cili i ka shprehur ngushëllime familjes.
Pacolli ka thënë se incidentet e tilla po vijnë si pasojë e rrugëve jo të sigurta dhe jo të rregulluara mirë.
“Më tronditi shumë humbja e jetëve të tre të rinjve në rrugën përreth liqenit të Badocit. Ngushëllime të sinqerta familjeve të viktimave, dhe Zoti i mëshiroftë të ndjerët. Deri kur do të vazhdojnë incidente të tilla tragjike para se të vetëdijesohemi dhe të riparojmë e sigurojmë rrugët tona? Sot kemi shumë pjesë rrugësh të shkatërruara që janë vdekjeprurëse, të cilat më pak kujdes dhe përkushtim do të mund të ktheheshin në rrugë të sigurta!”, ka shkruar Pacolli në Facebook.