Deputetja e LDK-së, Valentina Bunjaku Rexhepi ka reaguar pas aksidentit me fatalitet tek liqeni i Badocit ku kanë humbur jetën tre djem të moshës 21 vjeçare.
Bunjaku-Rexhepi përmes një postimi në facebook, ka kërkuar nga institucionet të ngritin nivelin e infrastrukturës rrugore ndërsa nga qytetarët që të kenë kujdes.
Ajo i ka shprehur ngushëllime familjarëve dhe miqve të të ndjerëve.
“Vdekja e tre të rinjëve në aksident te Liqeni Badovcit është e rëndë e tmerruese. Pa dashtë me politizu në këtë tragjedi, qoftë e fundit dhe i shprehim ngushëllime të sinqerta familjeve. Ftojmë institucionet e vendit të ngrisin nivelin e infrastruktures rrugore, dhe qytetarët të kenë kujdes në këto rrugë të rrezikshme dhe në këto kohë të ftohta. Vdekja e tyre është dhimbje edhe për ne andaj e ndajmë së bashku me familjet! Zoti i mëshiroftë”, ka shkruar Bunjaku-Rexhepi në Facebook.