Tre persona kanë vdekur si pasojë e një aksidenti në magjistralen Prishtinë-Gjilan.
Gjatë orëve të vona të së shtunes vetura ka rënë në Liqenin e Badovcit.
Rastin për Telegram News e ka konfirmuar zëdhënësja e Policisë për Rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.
“Mbrëmë rreth orës 23:00 kemi pranuar informatën se në rrugën Gjilan -Prishtinë, ka ndodhur një aksident trafiku me pasoja fatale. Në këtë aksident, ka qenë i përfshirë, një automjet në lëvizje. Si pasojë e aksidentit kanë mbetur të vdekur tre persona. Vdekjen e viktimave e ka konstatuar ekipi mjekësor në vendngjarje. Aktualisht policia ka nisë një hetim për zbardhjen e rrethanave që kanë quar deri te ky aksident trafiku”, ka thënë Ahmeti. /TelegramNews/