Ahmeti takoi ambasadorin shqiptar në Maqedoninë e Veriut Denion Meidani

Kreu i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti, ka takuar në Tetovë Ambasadorin e ri të Republikës së Shqipërisë në Maqedoninë e veriut, Denion Meidani, të cilin e ka përgëzuar për detyrën e re dhe e ka siguruar që marrëdhëniet vëllazërore midis tij dhe përfaqësuesve të Shqipërisë në vend do të vijojë si gjithmonë.

Në njoftimin për media, thuhet se Ahmeti njoftoi Ambasadorin Meidani për situatën aktuale politike në vend dhe pasojat që mund të sjell vendimi për të suspenduar dhe mosrespektuar vullnetin e popullit shqiptar të shprehur në zgjedhje demokratike më 8 maj.

“Marrëveshja e Ohrit po cenohet edhe nga vazalët e ditëve të sotme që po poshtërsojnë shqiptarët çdo ditë e më tepër duka na kthyer pas dhe duke rrënuar të arriturat në aspekt të barazisë në vend”, thuhet në njoftim.

Po ashtu Ahmeti njoftoi Ambasadorin Mediani për angazhimin e Paul Williams dhe ekipit të tij të ekspertëve për hartimin e platformës së legjitimitetit dhe moslejimin e nëpërkëmbjes së vullnetit të shqiptarëve.

Në njoftim thuhet se gjithashtu ne ketë takim u fol për korridorin 8, si dhe u dakorduan që është projekti më i rëndësishëm infrastrukturor historik midis dy vendeve dhe do të vijojë së ndërtuari.

“Porti i thatë në Strugë, kontrolli i përbashkët i kufirit, ndërtimi i hekurudhës Kërçovë – Durrës, korridori 8, me doemos të vazhdojnë dhe të realizohen në përpikëri”, përfundon njoftimi.rtk

Të ngjashme

Lexo më shumë

TelegramNews mirëmbahet nga kompania “Telegrami Media DSM” sh.p.k. Materialet dhe informacionet e TelegramNews nuk mund të kopjohen, të shtypen,

ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër, pa leje nga redaksia.

TelegramNews mirëmbahet nga kompania “Telegrami Media DSM” sh.p.k. Materialet dhe informacionet e TelegramNews nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër, pa leje nga redaksia.

Të drejtat e rezervuara @ TelegramNews

Të drejtat e rezervuara

@ TelegramNews