Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku ka thënë se në vend ushqimit popullist përplot frustrim e urrejtje, në vend të sulmeve propaganduese parapartiake, LDK ka zgjedhur që kohën t’ia dedikojë gjërave që kanë rëndësi.
Abdixhiku në Facebook tha se Kosova ka aq shumë potencial e ka aq pak kohë të kalohet një mandat i plotë duke ndarë e përçarë.
Derisa theksoi se në “Rrugën e Re” do të ndërtojnë 80 çerdhe nëpër Kosovë.
“Në vend ushqimit popullist përplot frustrim e urrejtje, në vend të sulmeve propaganduese parapartiake, ne kemi zgjedhur që kohën tonë t’ia dedikojmë gjërave që kanë rëndësi! Ndër tjerash, edhe ndërtimin e një çerdhe tjetër në Lipjan, e 5-ta tashmë! Shtëpi edukimi për 100 fëmijë! Model në plot kuptimin e fjalës! Kosova ka aq shumë potencial e ka aq pak kohë! Të kalosh një mandat të plotë duke ndarë e përçarë kur ke aq shumë punë e aq shumë nevojë, është marrëzi. Në ‘Rrugën e Re’ do të ndërtoimë plot 80 çerdhe të tilla nëpër Kosovë”, tha ai./TelegramNews./