Abdixhiku: Heroi Afrim Bunjaku u sakrifikua për Kosovën, Serbia të mbahet përgjegjëse

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Lumir Abdixhiku ka kujtuar rreshterin Afrim Bunjakun.

Përmes një njoftimi në Facebook, Abixhiku tha se Afrim Bunjaku është hero qe ka sakrifikuar jetën për Kosovën dhe shtoi se shembulli i tij është model për brezat e rinj.

“Afrim Bunjaku është Heroi i cili sakrifikoi jetën e tij për shtetin e Kosovës. Shembulli i tij është model dhe motiv për brezat se si mbrohet e si duhet shërbyer atdheut edhe në kohë paqeje. Vrasja e heroit Bunjaku ishte goditje e rëndë jo vetëm për familjen dhe kolegët policë, por edhe për shtetin e Kosovës”, tha ai.

Tutje, Kreu i LDK-së tha se dënimi i terroristëve dhe Serbia si organizatore do të mbeten pjesë e detyrimeve të shtetit.

“Prandaj dënimi i terroristëve si dhe mbajtja përgjegjës e Serbisë si organizator i agresionit ndaj Republikës janë detyrime tona si shtet e si shoqëri.Afrim Bunjaku mbetet përherë në kujtesën shtetërore si personalitet që dha frymën e fundit për territorin e Republikës së Kosovës. I përjetshëm kujtimi e nderimi për Afrim Bunjakun. Lavdi e përjetshme!””, shtoi ai. /TelegramNews/

Të ngjashme

Lexo më shumë

TelegramNews mirëmbahet nga kompania “Telegrami Media DSM” sh.p.k. Materialet dhe informacionet e TelegramNews nuk mund të kopjohen, të shtypen,

ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër, pa leje nga redaksia.

TelegramNews mirëmbahet nga kompania “Telegrami Media DSM” sh.p.k. Materialet dhe informacionet e TelegramNews nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër, pa leje nga redaksia.

Të drejtat e rezervuara @ TelegramNews

Të drejtat e rezervuara

@ TelegramNews