Abdixhiku: Beteja jonë nuk është shtypja e mediave, por puna për qytetarët

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku në faqen e tij zyrtare ka publikuar një video nga punimet që po bëhen në Qendrën Klinike të Mjekësisë Familjare në Komunën e Obiliqit.

Abdixhiku tha “kemi kohë pak, e aq shumë punë përpara”, duke theksuar se beteja e LDK-së, nuk është shtypja e mediave e as siç tha ai, frustërimi popullor që nuk ka qenë asnjëherë vlerë e popullit të Kosovës, por puna për qytetarët.

“Beteja jonë nuk është shtypja e mediave. As instalimi i ndarjes e përçarjes mes njerëzve tanë. Frustrimi popullor nuk është dhe s’ka qenë asnjëherë vlerë e popullit të Kosovës; prandaj përpjekjet e importuara për ngecje në urrejtje do t’i refuzojmë! Kemi kohë pak, e aq shumë punë përpara! Prandaj, pas çerdhes në Lipjan, vazhdojmë sot me punimet e mëdha në Qendrën Kryesore të Mjekësisë Familjare (QKMF) në Obiliq. Shtim i hapësirave, shtim i kapaciteteve, shtim i shërbimeve – në mënyrë që kjo QKMF të ofrojë kujdes modern shëndetësor për secilin banorë në këtë qytet! Sepse kemi punë.  Sepse Kosova ka aq shumë punë!  Sepse e ardhmja e jo përçarja, bën preokupimin tone”, tha Abdixhiku./TelegramNews./

Të ngjashme

Lexo më shumë

TelegramNews mirëmbahet nga kompania “Telegrami Media DSM” sh.p.k. Materialet dhe informacionet e TelegramNews nuk mund të kopjohen, të shtypen,

ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër, pa leje nga redaksia.

TelegramNews mirëmbahet nga kompania “Telegrami Media DSM” sh.p.k. Materialet dhe informacionet e TelegramNews nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër, pa leje nga redaksia.

Të drejtat e rezervuara @ TelegramNews

Të drejtat e rezervuara

@ TelegramNews