A mund të ketë Kosova edhe ushtri të rregullt?

Lufta në Ukrainë, ka ringjallur opsionet e shumicës së shteteve evropiane për  përgatitje të qytetarëve për shërbime të rregullta ushtarake në shtetet e tyre.

Shtete me afërsi më të ndjeshme gjeografike me Rusinë, ditë e më shumë po ideojnë përkushtimin për investime në ushtri të rregullta.

Siguria  globale nuk ka qenë kurrë më e cenuar që nga lufta e dytë botërore, ndërsa  kërcënimet për luftëra të reja po shfaqen  si pasojë e aktiviteteve ruse në Evropë me misione të agjenturave sekrete për sulme dhe investime në media, për çka Mali i Zi mbylli para pak ditësh 20 media me ndikim dhe investim rus  në këtë shtet.

Kjo ide është përfolur dhe  përmendur edhe në Kosovë  në të gjitha qeveritë e pas luftës.

Gatishmëria e deklaruar e Serbisë për  ta sulmuar  Kosovën   në momentin më të përshtatshëm të Beogradit, nxit nevojën për zgjerim  kapaciteti ushtarak në Kosovë, pa marrë parasysh se siguria e shtetit më të ri në Evropë, garantohet nga NATO.

Pyetja a ka Kosova kapacitete ekonomike për ushtri të rregullt, ka kaluar nëpër përgjigjen e një ekonomie jo të qëndrueshme të Kosovës.

Në mes tjerash është thënë se Kosova nuk ka kapacitete ekonomike për ushtri të rregullt, për shkak të buxhetit të pamjaftueshëm, por edhe në rast se buxheti do të ishte në dispozicion, Kosova përballet me sfida  të natyrave të ndryshme ndëretnike.

“Kurrë Ushtria e Kosovës nuk do të kthehet kundër askujt, pra jo kundër popullit të vet. Serbët, si në jug, si në veri, janë njerëz të këtij vendi, ushtria është e tyre, ata nesër kanë për të shërbyer në këtë ushtri dhe jo vetëm ata, por të gjithë që jetojnë në Kosovë”, deklaronte  kryeministri Haradinaj në ditën kur u dha drita  jeshile nga NATO dhe SHBA-të e partnerët  ndërkombëtar për  themelimin e FSK-së.

Serbia ka qenë vazhdimisht kundër themelimit të ushtrisë së Kosovës (FSK), duke  ngritur shqetësime  se Kosova shumetnike e dominuar nga shumica absolute shqiptare, mund të kthehet në bumerangun e të kaluarës historike.

Kosova kishte një sërë pengesash në rrugën e transformimit të ushtrisë për shkak të bojkotimit serb për pjesëmarrje në cilëndo ushtri të Kosovës.

Disa hapa  kolosalë ishin bërë me pjesëmarrjen e komunitetit serb në FSK, por që më pas  shumica e ushtarëve serbë janë detyruar  që nën presionin brutal  të  Beogradit dhe Vuçiqit, ta braktisin  FSK-në.

FSK, është themeluar më 14 dhjetor 2018 nën udhëheqjen e trefishtë të pjesëtarëve të ish- UÇK-së, tre prej të cilëve dominon  në tri organet qendrore të shtetit: Hashim Thaçi President, Ramush Haradinaj Kryeministër dhe Kadri Veseli , Kryeparlamentar.

Në ditën e themelimit të FSK-së, atmosferë ndryshe nga  Prishtina dhe qytetet tjera të banuara me shumicë shqiptare në veriun e vendit mbizotëronte skenari  kundër  ushtrisë së Kosovës  ku sheshet e Mitrovicës Veriore mbuloheshin me flamuj të Serbisë.

Deputetët e Listës Serbe kanë bojkotuar seancën, duke kundërshtuar kështu vendimin për Ushtrinë.

Veriu  si problem për FSK-në

Ngjarje të shumta kriminale që ka prodhuar  vazhdimisht  Lista Serbe e  udhëhequr nga Beogradi, kanë penguar  refleksionin e përfshirjes së FSK-së në Veri të vendit, e cila edhe sipas projektuesit të shtetit  Marti Ahtisari, nuk e parasheh Kosovën  për dhjetë vjet në territorin andej Ibrit.

Ndërkombëtarët dhe institucionet tjera nuk e shohin të pamundur  FSK-në veri, në rast të ndonjë përmase konfliktuoze, megjithëse  NATO, është garantuese e  sovranitetit  tokësor dhe ajror të Kosovës.

“Misioni i ri i FSK-së do të jetë: Mbron integritetin territorial të Republikës së Kosovës; Forcë ushtarake multietnike e armatosur; FSK vepron brenda dhe jashtë vendit”, thuhet në faqen e  zyrtare të  misionit të ri të Forcës së Sigurisë së Kosovës.

Veriu është bërë histori e hidhur për shtetin e Republikës së Kosovës , duke bojkotuar politikisht  institucionet e shtetit.

Në ekonomi, duke mos paguar  tatime as rrymë  dhe  asnjë shërbim ndaj shtetit.

Nevojat për  qartësime  shumëdimensionale të  ushtrive në Evropë po rriten në mënyrë enorme pas  ndërhyrjes ushtarke të Rusisë në Ukrainë dhe pas kërcënimeve se Rusia, mund ta provojë ndërhyrjen  ushtarake  edhe në shtetet e ish Paktit të Varshavës, në rast të fitores në Ukrainë.

Nevoja për rritje ushtarake në Evropë dhe veçmas në Ballkanin Perëndimor po  flitet të rriten në   mënyrë të pashmangshme.

Politikat e Beogradit të mbështetura nga Rusia për formimin e Serbisë së Madhe duke e shkëputur  veriun e Kosovës dhe territorin e Republikës Serbe  nga federata e Bosnjë dhe Hercegovinës, tashmë çdo ditë fliten hapur në Departamentin Amerikan të Shtetit dhe në Evropë  dhe kjo më nuk është tabu e as sekrete.

Ekspertët  parashohin eskalime në Evropë ndërsa, vatrat e reja   të krizave në Ballkanin Perëndimor si veriu i Kosovës dhe  Bosnë Hercegovina mundësi  për zhvillime të reja  ,për çka edhe Qeveria Kurti  mesatarisht çdo të tretën ditë paralajmëron sulme  të mundshme nga Serbia.

Të ngjashme

Lexo më shumë

TelegramNews mirëmbahet nga kompania “Telegrami Media DSM” sh.p.k. Materialet dhe informacionet e TelegramNews nuk mund të kopjohen, të shtypen,

ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër, pa leje nga redaksia.

TelegramNews mirëmbahet nga kompania “Telegrami Media DSM” sh.p.k. Materialet dhe informacionet e TelegramNews nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër, pa leje nga redaksia.

Të drejtat e rezervuara @ TelegramNews

Të drejtat e rezervuara

@ TelegramNews