Arbana Osmani ka ndarë rrugët me “TOP Channel”, për t’u fokusuar në projektet e saj individuale.
Moderatorja e njohur ka vendosur të fokusohet në biznesin e saj “Bana’s”, si dhe emisionin “Mirëmbrëma yje”, të cilin e transmeton në platformën YouTube.
Së fundmi, ajo realizoi një “Më pyet diçka” në Instagram, duke u dhënë mundësinë ndjekësve t’i bëjnë pyetje mbi gjërat që kanë interes të dinë.
Ajo u pyet se kur do të fillojë “Big Brother” me të dhe përgjigjja e Arbanës ishte epike.
“Ok, ecim”, shkroi ajo shkurt.