Kryediplomatja Gërvalla:”Këtë vit,nuk ishte  synim parësor anëtarësimi i Kosovës në KiE ”

“…Ne e kemi synuar, por nuk ka qenë në objektiva të shkruara tonat. Kemi shpresuar që me këtë votë të fuqishme të Asamblesë Parlamentare edhe skeptikët nga radhët e ministrave do të mundin të kapërcenin skepticizmin e tyre, por që nuk doli ashtu”.ka thënë Gërvalla.

Ministrja e punëve të jashtme të Kosovës Donika Gërvalla  ka mohuar  pretendimet për anëtarësim të Kosovës këtë vit në KiE.

Ajo e ka quajtur sukses votimin me 82% të votave  në Asamblenë Parlamentare  më 17 maj  .

“ anëtarësimi në Këshill të Evropës gjatë këtij viti ka qenë synim, por jo objektiv real”,thotë ajo.

Ajo ka mohuar se ka qenë dështim  mosantarësimi i Kosovës në KiE më 17 maj.

Në një intervistë më të gjatë për KosovaPress, ajo ka folur edhe për mosnjohjen e shtetit të Kosovës nga asnjë shtet në mandatin  qeverisës të Qeverisë Kurti dhe lidhur me këtë ka thënë:

“Tema e njohjeve është temë e rëndësishme, ku punojmë çdo ditë. Ka sinjale të reja në shumë drejtime, por faza kur njohjet e reja kanë qenë elementi kyç për forcimin e Kosovës në arenën ndërkombëtare ka kaluar. Pra, çdo njohje është shumë e mirëseardhur, por nuk është kjo ajo njësia matëse në të cilën Kosova e forcon shtetësinë e saj”, thekson Gërvalla.

Të ngjashme

Lexo më shumë

TelegramNews mirëmbahet nga kompania “Telegrami Media DSM” sh.p.k. Materialet dhe informacionet e TelegramNews nuk mund të kopjohen, të shtypen,

ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër, pa leje nga redaksia.

TelegramNews mirëmbahet nga kompania “Telegrami Media DSM” sh.p.k. Materialet dhe informacionet e TelegramNews nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër, pa leje nga redaksia.

Të drejtat e rezervuara @ TelegramNews

Të drejtat e rezervuara

@ TelegramNews