Nënkryetari i LDK-së, njëherit Kryetari i Komunës së Pejës, Gazmend Muhaxheri, ka hedhur dyshime lidhur me armatimin që është gjetur në veri pas sulmit terrorist në Banjskë, në shtator të vitit të kaluar.
Ai ka pyetur se si është e mundur që pas tërë atij armatimi të gjetur, nuk është arrestuar askush, derisa ka thënë se beson që ka marrëveshje për këtë.
Kapja e armëve në veri, Muhaxheri sërish me dyshime.
“Ose i qet ti armët vetë, ose t’i qet dikush e thotë shko se qaty ki armë.”, tha Muhaxheri.
Tutje ai e cilësoi se nuk është në rregull në lidhje me armët.
“Qysh është e mundur me arrestu, armë, sende e municione, kurrë njeri. Qekjo është dilema jeme edhe s’mundet me ma hjek kërkush. Pa asnjë informatë, po si njeri që analizon, qysh është e mundur te tëna herë po ki informata, po i arreston po kurrë s’po e arreston asnjë njeri. Unë po besoj që është një marrëveshje. Ose i qet ti armët vetë ose t’i qet ty dikush armët edhe thotë shko merri ti qaty janë do armë. Nuk e di, unë vec po spekuloj. Dicka s’o në rregull me këtë punë që t’i me nxonë armë me ba kësi”, ka deklaruar Muhaxheri në një intervistë në RTV 21.
Tutje, Muhaxheri ka thënë se veprimet në veri, nuk kanë qenë veprime të logjikshme.
“Veprimet në veri, nuk janë kanë veprime të logjikshme të një shtetari që do me ba zgjidhje për vendin. Ma shumë ka kriju problem Kosovës edhe vetes, se që ka ba ndonjë zgjidhje”, ka thënë ai.