Protestuesit në Shqipëri djegin goma para parlamentit duke kërkuar largimin e kryeministrit Rama

Në Shqipëri mbështetës të opozitës protestuan sot përpara parlamentit për të kërkuar largimin e kryeministrit Edi Rama, ndërsa tensionet nuk munguan edhe gjatë seancës.

Protestuesit ndezën goma makinash dhe u përplasën me forcat e policisë, ndërsa disa herë tentuan të thyenin kordonin e ngjeshur të punonjësve të rendit, në hyrje të parlamentit.

Protesta u nxit nga një emision në televizionin Italian ‘Rai 3’, sipas të cilit krimi i organizuar ka shtrirë ndikimin në jetën politike dhe ekonomike shqiptare. Akuza të cilat u hodhën poshtë nga vetë zoti Rama gjatë një interviste për televizionin italian.

Kjo çështje shkaktoi debate të forta dhe në sallën e parlamentit. Deputetët e opozitës kishin kërkuar një mocion me debat për situatën e krimit të organizuar, por kërkesa e tyre u hodh poshtë.

Kryetarja e Parlamentit Lindita Nikolla tha se kërkesa nuk ishte në përputhje me rregulloren, e pas saj dhe deputetët socialist votuan kundër. Për shkak të tensioneve, seanca u ndërpre disa herë, për të vijuar më pas normalisht me çështjet e rendit të ditës. /VOA

Të ngjashme

Lexo më shumë

TelegramNews mirëmbahet nga kompania “Telegrami Media DSM” sh.p.k. Materialet dhe informacionet e TelegramNews nuk mund të kopjohen, të shtypen,

ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër, pa leje nga redaksia.

TelegramNews mirëmbahet nga kompania “Telegrami Media DSM” sh.p.k. Materialet dhe informacionet e TelegramNews nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër, pa leje nga redaksia.

Të drejtat e rezervuara @ TelegramNews

Të drejtat e rezervuara

@ TelegramNews