Tahiri: Amatorizëm sugjerimi i Kurtit që drafti i Asociacionit të dërgohet në Komisionin e Venecias

Shefi i Grupit Parlamentar të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Besnik Tahiri e ka quajtur amatorizëm sugjerimin e kryeministrit, Albin Kurti që drafti i Asociacionit të dërgohet në Komisionin e Venecias.

Tahiri në Facebook tha se asnjë palë e tretë nuk mund dhe nuk ka mandat të dërgojë atje akte për shqyrtim.

“Kryeministri Kurti në kërkim të një rrugëdalje nga qorrsokaku ku ka hyrë vetë dhe ku e ka futur Kosovën me temën e draftit të Asociacionit, me pasoja lënien e vendit në paradhomë të pritjes për anëtarësim në KiE, po kërkon që BE dhe Lajçak të shërbejnë si zëdhënës të qeverisë së tij, duke sugjeruar që ata mund ta qojnë draftin në Komisionin e Venecias. Ky është amaterizëm dhe mashtrim klasik”, tha Tahiri.

Derisa sipas tij, Kurti përfaqëson një zero të madhe në lidership.

“Kurti duhet ta dijë që në emër të Republikës së Kosovës, asnjë palë e tretë nuk mund dhe nuk ka mandat të dërgojë akte për shqyrtim. Por ajo që fshihet prapa rreshtave është që Kurti përmes përdorimit të emrit të BE-së në raport me Venecia, po paralajmëron që do të ketë një draft i cili mund të përfundojë në këtë Komision.

Pse nuk e pyet veten ky njeri, deri kur dhe deri ku do të vazhdojë të qeverisë pa asnjë guxim që kërkon pozita ku është ulur. Thjesht, ky njeri përfaqëson një zero të madhe në lidership!”, tha tutje ai.

Të ngjashme

Lexo më shumë

TelegramNews mirëmbahet nga kompania “Telegrami Media DSM” sh.p.k. Materialet dhe informacionet e TelegramNews nuk mund të kopjohen, të shtypen,

ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër, pa leje nga redaksia.

TelegramNews mirëmbahet nga kompania “Telegrami Media DSM” sh.p.k. Materialet dhe informacionet e TelegramNews nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër, pa leje nga redaksia.

Të drejtat e rezervuara @ TelegramNews

Të drejtat e rezervuara

@ TelegramNews