Pas një konference për media të mbajtur nga drejtori ekzekutiv i Organizatës për Demokraci, Anti-korrupsion dhe Dinjitet, Çohu!, Arton Demhasaj, i cili foli rreth cilësisë së naftës në Kosovë, në një prononcim për Telegram.co reagoi kryetari i naftëtarëve të Kosovës, Fadil Berjani.
Berjani mohoi akuzat e Demahasaj se nuk ka naftë cilësore në Kosovë.
Kryetari u shpreh se në bazë të punës sistematike laboratorike gjatë vitit 2023, për cilësinë e naftës dhe derivatëve tjera, që del nga 750 mostra laboratorike, vetëm 25 prej tyre nuk kanë rezultuar me standardet e cilësisë adekuate.
Ndërkaq ai foli rreth bizneseve të cilët i kanë siguruar mostrat.
“Biznesi per mostra ka pagu mbi 500€.”, shtoi Berjani.