Katër të vdekur dhe 23 të plagosur në një përplasje mes trenave në Republikën Çeke

Të paktën katër persona humbën jetën dhe 23 të tjerë u plagosën pasi një tren pasagjerësh u përplas me një tren mallrash në Republikën Çeke, njoftuan autoritetet të enjten.

Ministri i Brendshëm, Vit Rakusan tha se përplasja ndodhi të mërkurën në mbrëmje vonë në qytetin Pardubice – rreth 100 kilometra në lindje të Pragës.

Treni i udhëtarëve me shpejtësi të lartë i përkiste kompanisë private RegioJet.

Rakusan tha se asnjë nga të plagosurit nuk ishte në rrezik për jetë.

Ministri i Transportit, Martin Kupka tha se rruga kryesore midis Pragës dhe pjesës lindore të vendit duhej të mbyllej ndërsa autoritetet hetonin përplasjen.

“Ne nuk mund dhe nuk do të spekulojmë për shkakun e aksidentit”, tha Kupka.

Kompania shtetërore e trenave, Hekurudhat Çeke tha se ka të ngjarë që binarët të qëndrojnë të mbyllur për gjithë ditën “për shkak të shkallës së aksidentit”.

Ekipet e shpëtimit thanë se më shumë se 300 pasagjerë ishin në trenin me shpejtësi të lartë që po shkonte për në qytetin e Kosice, në Sllovakinë lindore.

Të vdekurit nuk u identifikuan menjëherë. Drejtuesit e të dy motorëve mbijetuan, tha agjencia lokale e lajmeve CTK.

Kryeministri Petr Fiala e quajti aksidentin një tragjedi të madhe dhe shprehu ngushëllimet e tij për familjet e të vrarëve.

Të ngjashme

Lexo më shumë

TelegramNews mirëmbahet nga kompania “Telegrami Media DSM” sh.p.k. Materialet dhe informacionet e TelegramNews nuk mund të kopjohen, të shtypen,

ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër, pa leje nga redaksia.

TelegramNews mirëmbahet nga kompania “Telegrami Media DSM” sh.p.k. Materialet dhe informacionet e TelegramNews nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër, pa leje nga redaksia.

Të drejtat e rezervuara @ TelegramNews

Të drejtat e rezervuara

@ TelegramNews