Gjykata Themelore në Prishtinë, Departamenti për Krime të Rënda, ka caktuar një muaj paraburgim ndaj SH.S., nën dyshimin se në bashkëkryerje me personin NN ka kryer veprën penale vrasja në tentativë, shkaktimi i rrezikut të përgjithshëm dhe mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve.

Gjykata vlerësoi se janë plotësuar kushtet për paraburgim, andaj nëse i pandehuri lihet në liri, i njëjti mund të jetë i paarritshëm për procedurën penale, ka rrezik të ikjes duke pasur parasysh se i njëjti prej ditës kritike më datë 04.03.2024 kur kishte ndodhur rasti për të cilin akuzohet, kishte qenë në arrati deri në momentin e arrestimit-ndalimit të tij më datë 03.06.2024.
Gjatë kësaj periudhe të gjatë kohore i njëjti kishte ikur dhe nuk iu ishte përgjigjur ftesave të organeve të drejtësisë.
Po ashtu, gjykata vlerësoi se nëse pandehuri do të jetë në liri, ai mund të asgjësojë, fsheh, ndryshoj ose falsifikoj provat e veprave penale ose do të pengojë rrjedhën e procedurës penale, duke ndikuar në të dëmtuarit dhe dëshmitarët e kësaj çështje penale.
Kundër këtij aktvendimi, palët e pakënaqura kanë të drejtë ankese në Gjykatën e Apelit, përmes Gjykatës Themelore në Prishtinë.