Kryetari i Lidhje Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, ka njoftuar se ka nënshkruar marrëveshje bashkëpunimi parazgjedhor me PSHDK-në.
Sipas Abdixhikut, frytet e një bashkëpunimi të tillë lidhen me gjitha arritjet historike të popullit të Kosovës për këto tre dekada e gjysmë.
“Sot së bashku me bashkëpunëtorët e LDK-së e nënshkruam marrëveshjen e garimit të përbashkët mes LDK-së dhe PSHDK-së në garën e ardhshme për zgjedhje parlamentare në Republikën e Kosovës. Ndjehemi të gjithë mirë, sepse është një ditë e veçantë për LDK-në, por edhe për bashkimin e madh të spektrit të djathtë brenda listes zgjedhore së LDK-së. Për bashkim është natyror, është autokton, origjinal i LDK-së, është një bashkëpunim i zgjatur për 34 vitet e kaluara dhe frytet e një bashkëpunim të tillë lidhen me gjitha arritjet historike të popullit të Kosovës për këto tre dekada e gjysmë”, tha Abdixhiku.