Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme të Shqipërisë, Igli Hasani, ka nisur vizitën e tij zyrtare në Bukuresht. Ai është takuar me presidentin e Rumanisë, Klaus Lohannis.
Në një postim në Facebook, Hasani ka thënë se të dyja vendet janë të përkushtuara për të rritur bashkëpunimin për sigurinë dhe stabilitetin në rajon.
“Vizita zyrtare në Rumani nisi me takimin produktiv me Presidentin Klaus Lohannis. Si aleatë të NATO-s, jemi të përkushtuar për të rritur bashkëpunimin tonë për sigurinë dhe stabilitetin rajonal”,ka shkruar Hasani .
Ai ka thënë se ka shprehur mirënjohjen e thellë të Shqipërisë për mbështetjen e palëkundur të Rumanisë për integrimin e Ballkanit Perëndimor në Bashkimin Evropian.