Arrestohen tre persona në Prizren, i sekuestrohen sasi e konsiderueshme e narkotikëve

Policia e Kosovës ka arrestuar tre persona, pas një operacioni që ka çuar në sekuestrimin e një sasie të konsiderueshme lënde narkotike dhe sendeve të tjera ilegale.

Sipas njoftimit të Policisë, gjatë kontrollit në veturë, shtëpi dhe objekte përcjellëse, janë gjetur dhe konfiskuar lëndë narkotike të llojeve të ndryshme, përfshirë kokainë, ekstazi, marihuanë dhe një substancë të panjohur.

Në total, janë sekuestruar 227.33 gramë kokainë, 70.98 gramë ekstazi, 2087.11 gramë marihuanë, 297.32 gramë substancë narkotike të panjohur, një veturë, dy peshore elektronike, tre telefona celularë, një fishek, një kamerë, disa dokumente identifikuese të personave të ndryshëm dhe 380 euro në para të gatshme.

“Si rezultat i punës dhe angazhimeve policore me datë 04.02.2025 në Prizren janë arrestuar tre të dyshuar meshkuj kosovarë për shkak se gjatë kontrollit tek të njëjtit në veturë, shtëpi dhe objekte përcjellëse janë gjetur dhe sekuestruar: 227.33 gramë substancë e dyshuar narkotike e llojit kokainë, 70.98 gramë substancë e dyshuar narkotike e llojit ekstazi, 2087.11 gramë substancë e dyshuar narkotike e llojit marihuanë, 297.32 gramë substancë e dyshuar narkotike e llojit të panjohur, një veturë, dy peshore elektronike, tre telefona celularë, një fishekë, një kamerë, disa dokumente identifikuese të personave të ndryshëm dhe 380€ para të gatshme.

Tre të dyshuarit pas intervistimit me vendim të prokurorit janë dërguar në mbajtje, ndërsa një i dyshuar tjetër është në kërkim policor”, thuhet në njoftim.

Të ngjashme

Lexo më shumë

TelegramNews mirëmbahet nga kompania “Telegrami Media DSM” sh.p.k. Materialet dhe informacionet e TelegramNews nuk mund të kopjohen, të shtypen,

ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër, pa leje nga redaksia.

TelegramNews mirëmbahet nga kompania “Telegrami Media DSM” sh.p.k. Materialet dhe informacionet e TelegramNews nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër, pa leje nga redaksia.

Të drejtat e rezervuara @ TelegramNews

Të drejtat e rezervuara

@ TelegramNews